Format Gjeometrike - Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 4
Në episodin e katërt të Përshëndetje Fëmijë, Tina, aktorja e jonë e dashur, udhëheq fëmijët në një aventurë emocionuese në botën e formave gjeometrike! 🎨 Me pasionin e saj për edukimin dhe dashurinë për mësimin e matematikës, Tina ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të mësojnë për trekëndëshin, katrorin, rrethin dhe shumë forma të tjera, duke i shpjeguar me plot energji dhe entuziazëm. Përmes lojërave, animacioneve dhe efekteve speciale, fëmijët do të zbulojnë formën dhe rolin e çdo figure, duke u afruar më shumë me konceptet e matematikës.
Planetet- Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 5
A jeni gati të eksploroni hapësirën dhe të zbuloni planetet e sistemit tonë diellor? Në këtë episod magjik, Tina ju prezanton me planetet dhe pamjet e tyre interesante! Nga Merkuri deri te Neptuni, mësoni emrat për secilin planet. 🚀🪐
Numrat - Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 1
Mirë se vini në episodin e parë të Përshëndetje Fëmijë! Tina nis një udhëtim të veçantë në botën e numrave. Përmes lojërave argëtuese dhe efekteve speciale, fëmijët do të zbulojnë se sa emocionuese është të mësojnë numrat me Tinën! Ky është vetëm fillimi i aventurës, pasi episodi i dytë “NGJYRAT” dhe episodi i tretë “SHKRONJAT” do të vijnë së shpejti në këtë kanal.
Shkronjat- Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 3
Në episodin e tretë të Përshëndetje Fëmijë, Tina, aktorja e talentuar dhe fituese e çmimeve në festivale të ndryshme, udhëheq fëmijët në një aventurë të veçantë në botën e shkronjave të alfabetit shqip. Me pasionin e saj për artin dhe dashurinë për gjuhën shqipe, Tina ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të mësojnë çdo shkronjë me plot gjallëri e energji. Përmes lojërave të bukura, animacioneve dhe efekteve speciale, fëmijët zbulojnë fuqinë dhe bukurinë e çdo shkronje, duke u afruar më shumë me gjuhën shqipe.